Draft rregullore


1. Qëllimi

Kjo rregullore përcakton situatat kur veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mund të bartin uniformën ceremoniale,

2. Situatat e Lejuara për Bartjen e Uniformës

Uniforma mund të bartet vetëm nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në:

Ngjarje përkujtimore

Ceremoni përkujtimore për veteranët e rënë dhe ngjarje historike kombetare.

Ceremonitë e nderit

Ngjarje që nderojnë kontributet e veteranëve

Ceremonitë mortore të veteranëve

Parada

Marrin pjesë në paradat e veteranëve dhe përvjetorët e rëndësishme kombëtare.

Takime zyrtare

Aktivitetet me autoritete qeveritare dhe organizatat që mbështesin veteranët.

Ceremoni familjare

Bartja e uniformës në dasma, përvjetorë dhe ngjarje të rëndësishme familjare.

Aktivitete kulturore

Ngjarje që promovojnë trashëgiminë kulturore dhe historinë e veteranëve.

Protesta të veteranëve

Vetëm në raste kur këto protesta organizohen nga shoqatat e dalura nga lufta e UÇK-së.

3. Rregulla për Veshjen e Uniformës

Uniforma duhet të jetë e pastër dhe në gjendje të mirë. Simbolet dhe qëndisjet duhet të jenë të vendosura mire ne anen e duhur. Të veprohet me dinjitet dhe respekt në çdo rast kur është e veshur uniforma.

4. Përjashtime për Bartjen e Uniformës

Uniforma Nuk duhet të bartet në situata si:

Aktivitete politike

Pjesëmarrja në tubime ose ngjarje te organizuara nga parti apo grupe politike.

Aktivitetet informale

Ngjarje sociale që janë të natyrës informale çë nuk kanë lidhje me nderimin e veteranëve.

Situata joprofesionale

Situata që nuk respektojnë kodet e sjelljes dhe etikës së uniformës, si festat e natës, pijet e tepërta ose aktivitete diskoteke dhe te ngjashme.

5. Bartja (veshja) Publike e Uniformës së Veteranëve të UÇK-së nga persona që nuk janë zyrtarisht veteranë të UÇK-së

Bartja (veshja) Publike e Uniformës së Veteranëve të UÇK-së nga persona që nuk janë zyrtarisht veteranë të UÇK-së konsiderohet si Prezantimi i rremë si person zyrtar dhe si e tillë paraqet vepër penale në bazë të Nenit 417 të KODIT PENAL TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS me NR. 04/L-082 si me poshtë:

Neni 417 - Prezantimi i rremë si person zyrtar

1. Kushdo që prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak ose mban pa autorizim shenja të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit.

2. Kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, prezantohet rrejshëm si person zyrtar apo ushtarak ose kushdo që me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore për vete apo për personin tjetër ose me qëllim që t’i shkaktojë dëm personit tjetër, mban pa autorizim shenja të personit zyrtar ose ushtarak ose ndërmerr ndonjë veprim të personit zyrtar apo ushtarak, dënohet me gjobë dhe me burgim deri në tre (3) vjet.

5. Rekomandime për Veteranët

Konsultimi

Veteranët inkurajohen të konsultohen me organizatat e veteraneve te UÇK-së për informacion mbi mundësitë dhe rregullat për bartjen e uniformës.

Promovimi i vlerave

Akti i bartjes së uniformës duhet të promovohet si shembull për brezat e rinj, duke mbjellë vlera të sakrificës dhe guximit.

Konkluzion

Kjo rregullore është e hartuar për të siguruar që bartja e uniformës ceremoniale të veteranëve të jetë në përputhje me traditat dhe respektin që meritojnë ata që kanë shërbyer. Të gjithë veteranët inkurajohen të ndjekin këto udhëzime dhe të kontribuojnë në ruajtjen e nderit të uniformës dhe të identitetit kombëtar.